Ushtrimet e përbashkëta të KFOR-it, EULEX-it, të Forcave të Sigurisë të Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, me emrin “Shpata e argjendtë” portali serb Informer e sheh si përgatitje të shqiptarëve të Kosovës për përgatitje luftarake për ta marrë me armë veriun, transmeton Koha.net.
Sipas këtij portali , qëllimi i ushtrimeve të tyre është rrëmbimi me dhunë i kësaj pjese të Serbisë.
Ushtrimet i udhëheq gjenerali i KFOR-it Janosh Çombok, ndërsa qëllimi amerikan me këto ushtrime, siç kanë thënë bashkëbisedues të këtij portali, është që serbët e paepur, “rusët e vegjël”, të largohen nga Kosova e të bëhen të parëndësishëm për Ballkani sepse janë “faktor rëndues”.
Duke e komentuar këtë, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mbrojtjes në Banjallukë Predrag Qeraniq ka thënë se hyrja në veri të Kosovës që plan që ekziston kaherë.
“Megjithatë plani po shtyhet varësisht vlerësimit nëse do të kishte sukses. Derisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, NATO nuk është i qetë… Baza amerikane ‘Bondsteell’ është e rëndësishme në kontrollimin e rajonit dhe në gjithë mbikëqyrjen gjatë përgatitjeve për depërtim në Rusi. Njohja e Kosovës kësaj baze i jep jetëgjatësi”, ka thënë ai:
Miroslav Bjegoviq, dekan i Fakultetit të Sigurisë mendon se asnjë ushtrim nuk do t’iu mundësojë shqiptarëve depërtim në veri të Kosovës:
“Nëse ata nisen me dhunë që me armë ta marrin veriun e Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244, Ushtria e Serbisë do të reagojë menjëherë sipas Kushtetutës dhe Rezoluta e KB-së do t’i marrë të gjitha pikat në Kosovë në afatin prej gjashtë orëve. Mos të dyshojnë në vendosmërinë tonë. Do të duhej të mendonin mirë a do ta kenë ndihmën e mentorëve të vet dha a do t’ia vlente të humbnin jeta njerëzish apo ta shfrytëzojnë momentin që konfliktit i serbëve dhe i shqiptarëve të zgjidhet me kompromis dhe me lëshime pe nga të dypalët”, ka thënë Bjegoviq.