Portali serb informer, i njohur me qëndrimet kundër Kosovës dhe me spekulimet e shumta për zhvillimet e ardhshme në vendin tonë, duket se sot ka shkuar edhe një hap më tej me këto spekulime duke paraparë, siç thotë, një sulm të ri të Kosovës në territorin e vet, në veri
Kështu, sipas parashikimit të këtij portali, i cili gjoja bazohet në burimet diplomatike të tij, njësitë speciale ROSU planifikojnë që me dhunë ta marrin veriun gjatë dhjetë ditëve të ardhshme e më së largu deri më 25 prill.
Sipas këtyre burimeve, Thaçi dhe Haradinaj nga SHBA-ja e NATO kanë marrë dritën e gjelbër për sulm në veri dhe se i vetmi kusht është që aksioni të zgjasë më pak se 24 orë në mënyrë që të mos bëhet shumë zhurmë në mediet botërore. Përkrahjen logjistike për këtë plan me të madhe po e bën KFOR spiunët e të cilit po mbledhin shënime për gatishmërinë (luftarake) të Ushtrisë së Serbisë në Rashkë, e cila, supozohet, do të angazhohej në mbrojtjen e Kosovës.
“Shqiptarët planifikojnë që sulmin ta bëjnë herët në mëngjes, kur presin rezistencë të dobët nga serbët. Qëllimin e kanë që të depërtojnë me shpejtësi në veri të Kosovës dhe të marrin pikat strategjike. Pas kësaj, shpresojnë, serbët nuk o të mund ta kthejnë territorin. Plani duhet të kryhet para 25 prillit që do të thotë brenda dhjetë ditësh”, shkruan ndër të tjera portali nga Beogradi.