Çështja e statusit të Kosovës do të rishqyrtohet në Republikën e Ganës.
Kësisoj ka deklaruar kryetarja e Parlamentit serb Maja Gojkoviq pas takimit me kryetarin e parlamentit të Ganës, Aaron Michael Oquaye.
“Bashkëbiseduesi im tha se çështja e veçantë për statusin e Kosovës do të rishqyrtohet dhe se kjo është një çështje e rëndësishme për ta”, iu tha gazetarëve në parlament Gojkoviq, transmeton Klan Kosova.