Mehdi Halimi është propozuar nga Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në pozitën e ambasadorit për një mandat në Republikën e Francës.
Emri i tij tashmë ka shkuar si propozim në në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju dërgojmë në besim emrin e z.Mehdi Halimit, si i propozuar për ambassador, që nuk është anëtar në detyrë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe që do të shërbejë vetëm për një mandate Republikën e Francës”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Insajderi.
Kush është Mehdi Halimi?
Mehdi Halimi është një emër i panjohur për publikun kosovar, por që pritet ta përfaqësojë Kosovën në Republikën e Francës për një mandat.
Halimi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës, teksa ka doktoruar në Gjuhësi në Universitetin e Parisit në vitin 2001.
Halimi në vitet 1994 – 1998, kishte punuar si profesor i frengjishtës në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, teksa gjatë kohës së luftës kishte shërbyer si përkthyes dhe interpret në Paris dhe Lille.
Ai ishte pjesë e misionit diplomatik francez në Kosovë, ku mes viteve 2007 dhe 2010 punoi si përgjegjës në sektorin e vizave attache de presse në Ambasadën e Francës në Kosovë.
Halimi ka përkthyer tri libra në gjuhën shqipe “Letërsia në rrezik”, “Basti i intelegjencës”, “Shtigjeve të Inovacionit”, të cilat janë botuar në nëntor të 2007.
Biografia e plotë e kandidatit të propozuar për ambasador:
Kujtojmë se procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj parashohin që ministrja e Jashtme të dërgojë për miratim në qeveri propozimet të cilat pastaj i përcjellën Kuvendit të Kosovës. Komisioni për Punë të Jashtme e bënë intervistimin dhe përgatit raportin për secilin prej tyre, të cilin më pas e dërgon në Presidencë.
Ndërsa emërimi i ambasadorëve bëhet me dekretin e presidentit të vendit.