Numri i të vdekurve nga shpërthimi i naftësjellësit në Meksikë ka shkuar në 73, ndërsa edhe 74 të tjerë janë të plagosur.
Dyshohet se shpërthimi i shkaktua nga disa persona që kanë shpuar tubacionin për të vjedhur karburant me kova, transmeton Klan Kosova.
Zjarri masiv ndodhi në një qytet të vogël të shtetit Hidalgo, i cili ndodhet 100 kilometra larg kryeqytetit të Meksikës.
Kompania shtetërore e naftës, “Pemex”, e cila shpjegon se zjarri është shkaktuar nga vjedhjet ilegale të karburantit që kalonte në tubacionet e naftësjellësit. Hajdutët besohet se kishin shpuar tubacionin në disa vende dhe, në momentin e shpërthimit të fuqishëm, u pa një sasi e madhe e lëngshme që “fluturoi” në ajër.
Disa banorë lokalë kanë kritikuar forcat e sigurisë pranë vendngjarjes që nuk kanë paralajmëruar njerëzit, apo që nuk kanë përdorur qoftë edhe forcën për t’i detyruar të qëndronin larg rrjedhjeve të tubacionit.