Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për shumë çështje.

“Mos u bo nervooz, po del me u arsyetu për secilën punë që u ngrit si çështje nga deputetët. Është e vërtete që po flet për probleme të vjetra, por çësgtha e energjisë ty nuk të dallon asgjë prej Haradinajt ose Hotit. Këtë problem e kemi zgjedh në Kuvend qysh prej vitit 2017. Por tani ne duam të dijmë cila është çasja e qeverisë tëndë”, ka thënë Krasniqi.

“Çka ki me ba ndryshe prej kryeministravr që i ke sha e i ke kritiku në të gjitha format. The që nuk keni pas kohë, por kohë ke gjetë me shku në piknik edhe për shtëpi 400 m2 midis Prishtinës, me u vaksinu i pari. I ke ba disa punë që nuk të takojnë. Thë që kemi pritje të mëdha, por pritjet prej teje i kam zero. Ti ma ke dëshmu të kundërtën. Ky vend edhe më herët ka pas doktorë të shkencave, por këtu nuk është fakultet këtu është Kuvend. Këtu keni ardh me punu për njerëz e jo me mbajt ligjërata”, ka shtuar tutje ai.