Mensur Hoti është emëruar kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, transmeton Llapi.info.

Emërimi i tij në krye të KBI-së në Podujevë është bërë pas zgjedhjeve të mbajtura ditë më parë. Kjo është bërë e ditur nga KBI në këtë Komunë.

“Pas zgjedhjeve të mbajtura ditë më parë për anëtarët e rinj të Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, nën drejtimin e Kryetarit mr. Naim Tërnava, është marrë vendim që: Mr. Mensur Hoti emërohet Kryetar i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë për mandatin 2020-2024”, thuhet në njoftimin e KBI-së në Podujevë.

Kryetari i ri i Këshillit ka lindur në fshatin Bradash të Podujevës më 15.06.1986. Mensur Hoti, është imam në fshatin Bajçinë 1, të Podujevës. Hoti shkollën fillore ka mbaruar në fshatin Bradash ku edhe jeton, të mesmen Medresenë “ALAUDDIN” në Prishtinë, kurse fakultetin dhe magjistraturën ka mbaruar në Universitetin e Jordanit në Amman.

Në kuvendin zgjedhor mbajtur më 28.01.2020, nga 120 delegatët e pranishëm, morri 78 vota duke u bërë më i votuari nga delegatët.

Këshilli i ri 4 vjeçar është në këtë përbërje: Mensur Hoti- kryetar, Bekim Jashari-kryeimam, Muharrem Bryma, Besim Gashi, Eset Qerimi, Besim Rama, Imri Llugaliu, Bahri Curri, Xhevdet Havolli, Besim Arbanashi dhe Islam Hasani./Llapi.info