Mbrëmë rreth orës 23 të mbrëmjes ka ndodhur një aksident në rrethrrotullimin e autostradës në Suharekë.

Shoferi me një veturë të tipit Mercedes ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Për pasojë është përplasur me një mur duke rrezikuar jetën e banorëve që ndodheshin në shtëpi.