Një person i dyshuar mashkull serb është arrestuar dje në pikëkalimet kufitare në Merdarë, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.
Sipas Policisëi dyshuar është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme e dokumenteve që i kishte në posedim në mënyrë të kundërligjshme.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa dokumente e gjetura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale./Llapi.info