Përveç kushteve të rënda që ata vazhdojnë të jetojnë, ata kishin edhe një brengë – atë se si t’i sigurojnë drutë meqë po afrohet stina e dimrit, shkruan Llapi.info.
Mirëpo, familja e Smajl Tërmkolli nga fshati Katunishtë e Podujevës atë brengë përkohësisht s’do ta ketë më. Kjo pasi që ato tashmë i janë dërguar përpara shtëpisë.
E këtë iniciativë e kanë marrë disa bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Të njëjtit kanë thënë se me të parë lajmin e shpërndarë në portalin “Llap.info” drutë për dimër i janë siguruar kësaj familje.
“Ju informojmë se kësaj familje nga Katunishtja ne u kemi siguruar drutë për dimër, pasi pamë storien e shpërndarë në Llapi.info. Jemi një grup shokësh që jetojmë dhe punojmë në Gjermani. Dhe, dëshiruam që kësaj familje t’ua sigurojmë drurët”, ka thënë një prej tyre, i cili edhe ka dërguar fotografitë në Llapi.info.
Ndryshe, familja Tërmkolli nga Katunishtja e Podujevës ka kohë që jetojnë në kushte të vështira. Situata u rëndohet meqë kryefamiljarja Bahrije Termkolli është e sëmurë.
Smajl Tërmkolli ditë më parë për Klan Kosova ka thënë se ka kërkuar punë, por s’ka pasur sukses.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: