Banorët e fshatit Shajkoc të Podujevës njihen për aktivitete në fusha të ndryshme. Kësaj here është zhvendosur në atë të arsimit, shkruan Llapi.info

Pikërisht mërgimtarit nga fshati Shajkoc kanë vendosur që të ndajnë bursa për studentët e dalluar të këtij fshati. E krejt kjo ka ardhur sot, në ditën e çlirimit të Kosovës.

Sipas një njoftimit të kësaj mërgate, studentët të cilët plotësojnë kriteret, do ta kenë të garantuar bursën.


“Mërgata Shajkoci, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ndanë bursa për studentët e dalluar të fshatit tonë.


Duhet të plotësohen këto kushte:

-Të jetë me vendqëndrim të përhershëm në Shajkoc,

-Të ketë minimumi vitin e parë të përfunduar me të gjitha provimet
-Të ketë notën mesatare mbi 9,0,

Bursa është 500€ në vitë, por do të ipet me këste nga 1 tetori 2019 deri në 1 korrik 2020 për çdo muaj nga 50€.

Studentët të cilët plotësojnë këto kushte deri me 12 gushtë 2019 do ta ken të garantuar bursën, pas ksaj date nuk vlen për vitin shkollorë akademik 2019/2020.

Dihet që janë kritere të larta për momentin, por këto janë mundësitë tona, nëse rritet fondi i ,,Mërgatës Shajkoci“ shpresojmë ta zbusim edhe kriterin e dhënës së bursave.

Çdo donatorë që lajmërohet për ngritjen e nivelit të arsimimit të rinisë tonë është i mirë se ardhur”, thuhet në njoftim./Llapi.info