Bashkatdhetarët që zgjodhën Kosovën për festat e fundvitit po ballafaqohen me pritje të mëdha nëpër pikat kufitare për t’iu kthyer vendeve të tyre, njofton Llapi.info.

Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdare, pritja për të dalë nga Kosova është deri në katër orë, kurse kolona ka arritur deri në 1900 metra. Pritje dhe kolona të gjata ka edhe në pikë kalimin kufitar Muçibabë.

Në anën tjetër, për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare duhet pritur vetëm 3 deri në 5 minuta./Llapi.info