Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Pas këtij vendimi mërgimtarët llapjanë kanë nisur t’i nxjerrin biletat për të marrë pjesë në zgjedhje.

Kështu ka vepruar Faton Blakcori nga Podujeva, i cili jeton në Gjermani.

Edhe mërgimtarë tjerë kanë nisur moblizimin për zgjedhje. Madje një bashkatdhetar e ka rezervuar biletën dhe e ka deklaruar votën e tij për Vetëvendosjen.

Ai e ka bërë publik në rrjetin social rezervimin e biletës.

“Hajde përhajr, çka janë 120 franga për Albin babën”, ka shkruar ai./Llapi.info