Deri në 5 orë kanë pritur gjatë natës mërgimtarët që të hyjnë në Kosovë në vendkalimin kufitar në Merdarë.
Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, situatë e njëjtë ka qenë edhe në daljet nga shteti përmes kësaj pike.
Ndërkaq, aktualisht, pritjet janë 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona.