Mërgimtarët llapjanë po vazhdojnë të jenë shembull fantastik në bamirësi.

Një gjest të tillë e bënë për fëmijën me sëmundje të rëndë të Naim Kadriut nga Podujeva.

Një mërgimtar i ka sjellur ushqimin që është shumë vështirë të sigurohet për sëmundjen e tij.

Madje, ai ka dashur të mbetet anonim.

Derisa, Shoqata Bamirëse “Tradita” po e vazhdon aksionin për sigurimin e parave të nevojshme për ndërtimin e shtëpisë së re për këtë familje.