Shëndrit Ahmeti, nga fshati Lluçan i Bujanocit, ka humbur jetën në një aksident tragjik derisa po vinte nga Gjermania për në vendlindje.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhelal Jakupi, i cili tha se varrimi do të bëhet sot në ora 12:00 në varrezat e fshatit Lluçan, transmeton Klankosova.tv.
Siç shkruan Luginalajm, automjeti me të cilin po vinte Shëndrit Ahmeti nga Gjermania, u godit nga një rimorkio në afërsi të vendit të quajtur Aleksinovac, ndërsa raportohet se vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.