Mërgimtari Shaban Krasniqi, ka dhuruar një autoambulancë për QKMF-në në Podujevë.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të lëshuar nga Komuna e Podujevës.

Për ta falenderuar për këtë gjest ka dalur edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

Njoftimi i plotë:

Bashkatdhetari, Shaban Krasniqi i dhuroi autoambulancë QKMF-së në Podujevë

Bashkatdhetari, Shaban Krasniqi i cili jeton dhe punon në Suedi, sot i ka dhuruar një autoambulancë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Kryetari Bulliqi e priti në takim dhe e falënderoi z. Krasniqi për donacionin, për të cilën tha se do të shërbejë në ofrimin e shërbimeve dhe ndihmës së shpejtë shëndetësore për pacientët.

Kryetari Bulliqi pranimin e këtij donacioni e ka bërë bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla dhe stafin menaxherial të QKMF-së.

18.06.2024, Podujevë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim