Kolona të gjata janë krijuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Qytetarët janë ankuar se po detyrohen të presin me orë gjatë rrugës.

Madje një mërgimtar ka thënë për “Jepi zë” se më shpejt ka ardhur nga Zvicra në aeroport sesa nga Prishtina deri në Vushtrri.

Një tjetër qytetar ka shprehur shqetësimin e tij përmes Facebook-ut ku shkroi se është nisur që dy orë nga Mitrovica për në Prishtinë.

Ai tha se ende është duke pritur në Pestovë.