Më 31 dhjetor bëhen 22 vite nga rënia e luftëtarëve të radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullah, shkruan Llapi.info

Për të nderuar jetën dhe vlerat e tre dëshmorëve të lirisë, Orllani është ‘veshur’ me flamuj Kuq e Zi

Në pamjet e dërguara shihet se janë vendosur flamuj përgjatë rrugës nga shkolla e deri te kulla heroike e Zahir Pajaziti .

Iniciativën për vendosjen e flamujve e ka marr një bashkëvendës i cili jeton dhe vepron në Gjermani Zymer Rrahmani, i cili ka kontribuar me të gjithë flamujt që janë vendosur , ndërsa për vendosjen e tyre janë angazhuar Iniciativa Qytetare Orllan dhe banorë të kësaj ane./Llapi.info