Se mërgimtarët tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme, vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimet e shkollave shqipe dhe më gjerë, e dëshmon edhe ndihma e fundit e mërgimtarit, Safet Stublla.
Ish- nxënësi i Shkollës Fillore “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan të Podujevës, Safet Stublla, ka marrë përsipër lyerjen e muraleve të shkollës ku ai mësoi shkronjat e para, njofton Llapi.info.
Krahas investimeve që bënë komuna e Podujevës në këtë shkollë, Stublla i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka thënë se ndjehet i kënaqur që iu ka dhënë rasti të kontribuojë në ish-shkollën e tij.
Ndërsa, drejtori i kësaj shkolle, Naim Murati e falënderoi Safet Stubllën dhe e nderoi atë me një mirënjohje në emër të personelit dhe nxënësve të shkollës.
Drejtori Murati ka shtuar se modeli i Safetit duhet të ndiqet nga bashkatdhetarë dhe të ata që e duan shkollën shqipe./Llapi.info