Mërgimtari Jimi Tihofsi, i cili jeton në Angli, një pjesë të pushimeve të tij në vendlindje po e kalon nëpër institucione policore.
Ai rrëfen se të mërkurën e javës që shkoi në pikëkalimin kufitar në Merdare pa asnjë arsye u godit pas shpine nga një polic kufitar në mes të zonës neutrale.
Kjo goditje, që thotë se ishte e rëndë, ndodhi derisa ai po priste familjarët t’ia sillnin kartonin e gjelbër, pasi që pala serbe nuk e lejonte pa atë të kalonte kufirin.
Sipas tij, policia kufitare e ka mbajtur dy orë në arrest, madje polici i njëjtë nuk i ka kursyer sërish goditjet me këpucën e tij, kur ai ishte brenda zyrave të policisë kufitare.
Ndërsa, thotë se për këtë nuk kanë hapur rast fare.
Atij gjithashtu i kishin kërkuar që të mos ankohej për goditjen e marrë pas shpine, ndryshe siç thotë, nuk do ta linin të dilte nga aty.
Për krejt këto trajtime jonjerëzore siç i quan ai, dhe sjelljen e policit kufitar, ai të hënën u ankua në Inspektoratin Policor.
Në këtë institucion thonë se do t’i ndjekin procedurat e rregullta.
marrjes së intervistës së ankuesit, rasti do të shqyrtohet. Pas kësaj procedure, ankesa do të kategorizohet dhe vlerësohet se a ka pasur elemente të veprës penale”, ka thënë Arben Vrajolli nga Inspektorati Policor.
Kohavisioni nga e shtuna, i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për këtë rast, por nuk ka marrë përgjigje.