Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të shkojë në Berlin për takim me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për herë të dytë brenda një muaji e gjysmë
Kështu bëjnë të ditur mediet e Serbisë, të cilat theksojnë se ky takim do të jetë në kuadër të bisedave që Vuçiqi do të bëjë në shtetet perëndimore me temë Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të nisë një ofensivë diplomatike, siç shkruajnë mediet serbe, në shtetet perëndimore për të gjetur një mënyrë të re për zgjidhjen e raporteve me Kosovën.
Vuçiq këto takime, pa treguar se cilat shtete do t’i vizitojë, i ka paralajmëruar në një konferencë për media gjatë javës që shkoi duke thënë se megjithatë nuk pret shumë lajme të mira.
Një bashkëbisedues i gazetës së Beogradit “Blic” ka thënë se takimet në Perëndim janë duke u aranzhuar.