Kancelaria gjermane, Angela Merkel, me rastin e shënimit të 27 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, ka vizituar këtë vend dhe kur është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë; ajo ka ri-përsëritur qëndrimin e saj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp midis kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, kjo e fundit ka bërë të ditur se Evropa ka nevojë për një Ballkan stabil dhe me integritet territorial të plotë të shteteve, njofton Klan Kosova.

Agjencia e lajmeve të Maqedonisë “AlsatM” e ka cituar kancelaren gjermane duke thënë:

“Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”.