Krahas qetësisë shpirtërore që të ofrojnë gjelbërimi, shpezët, kafshët, dhe në përgjithësi jeta në fshat, duhet punë dhe përkushtim i madh.
Për Naser Hasaj nga fshati Gabricë e Epërme, komuna e Kaçanikut, dita fillon shumë herët duke u kujdesur për ushqimin e pulave, lopëve dhe deleve, raporton T7.
Gjallëria e fshatit është ajo e cila i jep jetë dhe vullnet për punët e përditshme.
Krahas pulave, Hasaj kalon një pjesë të konsiderueshme të ditës duke u marrë edhe me dele.