Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e tij për Ramazanin uroi besimtarët myslimanë për agjërimin.
“Duke treguar edhe vlerën dhe rëndësinë e agjërimit, dhe obligimin e agjërimit, ne duhet të dëshmojmë edhe durim e dituri në këto ditë. Manifestimi i agjërimit duke abstenuar nga ushqimi e pija është pastërti për trupin por edhe paraqet solidarizimin me shtresat tjera të shoqërisë”, është shprehur ai njofton Klan Kosova.
Ai tha se agjërimi shton edhe dashurinë në mes besimtarëve duke i shkëmbyer iftaret.
Ndërsa për Xhaminë Qendrore Myftiu Tërnava nuk pranoi të fliste sot.
‘’Nuk dua të flas tani por një ditë tjetër. Xhamia do të bëhet shpejt me ndihmën e Zotit’’ ka thënë ai.