Ish ushtari i UÇK-së, Nazmi Ajeti i vrarë mesnatën e mbrëmshme në Milloshevë, për motive ende të panjohura, para ngjarjes tragjike kishte lënë një mesazh në profilin e tij në Facebook. Ai duket se kishte probleme edhe më herët me dorasin.
“Shum her hienat me kan sulmuar e kafshuar ,ksaj radhe me kan plagosur rand nese e mar veten si luan qe jam sde instiktin e mbrojtjes se klyshve do ti zhduku hienat per ni koh se sa gjat shkom nuk e di,mu kan ba shum por njana me ka lendue shum”, ka shkruar Ajeti në Facebook.
Dorasi sipas raportimeve dyshohet të jetë miku i tij. Ngjarja besohet se ka ndodhur pas një zënke në shtëpinë e dorasit, i cili është ende në arrati dhe po kërkohet nga ana e policisë”.
Ndryshe Ajeti ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së, ku nga Zvicra ka dërguar armë dhe para. Ai iu kishte bashkuar edhe UÇK-së ku ishte luftëtar në rajonin e Llapit.