Ajo quhet Marigona që ndryshe nga vajzat e tjera, ka një zemer të madhe dhe është shumë e dashur. Është e lindur në Podujevë, më 28 nëntor 1993 dhe pretendon shumë nga jeta. Asnjëherë nuk është e knaqur me pak. Siç thot edhe ajo: “E dua jetën, e dua fotografinë, i dua yjet. Dua gjithçka”.
Tani ajo jeton në Prishtinë ku dhe aktualisht është studente në fakultetin Juridik në Univerzitetin e Prishtinës. Ajo mendon se duhet të punojmë më fuqishëm për një e ardhme më të ndritur për të rinjët tanë. Dëshira e vetme që ajo tashmë ka është që nje ditë te bëhet gjykatëse dhe që të punoj vetëm për drejtësin në Kosovë. Do donte që shumicën e kohës të investonte në drejtësinë e Kosovës, pasiqë edhe personalisht ka hasur në shumë diskriminime që sipas saj nuk duhej të egzistonin në një vend siç është Kosova.
Pavarsishtë dëshirës së madhe për profesionin e sajë, ajo gjithashtu do dëshironte që në të ardhmen të ketë më shumë të drejta për personat me aftësi të kufizuar dhe që të mos diskriminohen nga shoqëria e as nga Institucionet. Ajo ka lindur unike dhe kështu dëshiron të jetoj pjesën tjetër të jetës. Asnjëherë nuk i pengon asnjë gjë në jetë, e as shumë fjalë mbrapa shpine. Krejt çfarë ajo dëgjon, është vetë zemra e saj. Ndjekë ëndrrat dhe gjurmët në zemrën e saj të madhe.
“Dua qe e gjith rinia të ecin përpara dhe që të gjith të jenë të barabartë dhe të bashkuar “- thot ajo për Feniksi.net duke na lënë neve me idenë që të gjithë ne duhet ta duam jetën, duhet ta duam veten, duhet ta rrespektojmë dëshirën e natyrës./Llapi.info