Në Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj, brenda një klase të vetme, në periodën e parë mësimore janë mbyllur 31 nota negative (njësha) në lëndën e biologjisë.

Në disa fotografi të ditarit të klasës XI/9, të siguruara nga Indeksonline, dëshmohet se në periodën e parë mësimore në lëndën e biologjisë, mësimdhënësi ka mbyllur disa nota negative, madje edhe nxënësve të cilët kanë sukses të shkëlqyer në lëndët tje

E gjithë kjo thuhet se është bërë për hakmarrje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Indeksonline, Beqa ka vendosur këto nota negative për t’iu hakmarrë nxënësve, pasi ata ishin edhe arsyeja pse mësimdhënësi i mëparshëm i biologjisë, Mejdi Musliu (me të cilin ishin mjaftë të afërt kolegjialisht edhe Beqa dhe drejtori i shkollës) ishte suspenduar që orët e kësaj lënde të mos ia mbante më kësaj klase.

Për këtë gjë, Indeksonline ka kontaktuar edhe drejtorin e kësaj shkolle, Enver Azemi, mirëpo, i njëjti nuk ka qenë në gjendje as ta pohoi e as ta mohoi një gjë të tillë.

Gjithashtu, kemi tentuar të flasim edhe me mësimdhënësin në fjalë, mirëpo i njëjti nuk ka dashur të bisedojë për këtë çështje, duke e mbyllur telefonin.

Indeksonline ka kontaktuar gjithashtu edhe me sekretarin e kësaj shkolle, i cili ka pranuar se ka pasur disa ankesa të disa nxënësve, mirëpo nuk ka treguar në detaje se për çfarë bëhet fjalë.

“Kam caktuar zyrtaren përkatëse dhe ajo është duke u marr me këtë rast. Jemi të njoftuar për këtë gjë, mirëpo nuk e dimë ende se si ka ndodhur. Nuk e kemi informatën e saktë, nëse janë 31 nota negative apo sa, pasi që nuk kemi mundur ende të kryejmë krejtësisht këtë rast, për shkak edhe të angazhimeve tjera. Sipas tij, brenda pak ditësh do mund të dinë saktësisht për rastin”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Ferziajt, Afrim Llabjani për Indeksonline ka thënë se janë të njoftuar për këtë rast, mirëpo, sipas tij, ata tani janë duke u marrë me rastin dhe nuk mund të thonë ende se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Kam caktuar zyrtaren përkatëse dhe ajo është duke u marr me këtë rast. Jemi të njoftuar për këtë gjë, mirëpo nuk e dimë ende se si ka ndodhur. Nuk e kemi informatën e saktë, nëse janë 31 nota negative apo sa, pasi që nuk kemi mundur ende të kryejmë krejtësisht këtë rast, për shkak edhe të angazhimeve tjera. Sipas tij, brenda pak ditësh do mund të dinë saktësisht për rastin”, ka thënë Llabjani.

Një gjë e tillë po demonton jashtëzakonisht nxënësit.

Ata janë të shqetësuar se një gjë e tillë do ndikojë edhe në vlerësimin e përgjithshëm, pasi një notë negative në periodën e parë, ulë notën e përgjithshme mesatare në fund të vitit shkollor.

Madje ata po e konsiderojnë këtë situatë shumë shqetësuese, duke thënë se vet nxënësit janë bërë armiq të drejtorit dhe të disa mësimdhënësve të tjerë, vetëm pse kishin kundërshtuar një mësimdhënës që kishte përdorur dhunë psikike ndaj tyre.

Kronologjia e gjithë kësaj ngjarje sipas nxënësve

Për më shumë se dy muaj në fillim të periodës së parë të mësimit, nxënësit e klasës XI-9 të gjimnazit “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj, e kanë bojkotuar orën e Biologjisë, si reagim ndaj sjelljes së vrazhdë dhe presionit psikik të ushtruar n nga mësimdhënësi i lëndës Mejdi Musliu.

Në këtë mënyrë, nxënësit e kësaj paraleleje e kanë paraqitur këtë rast në drejtorin e shkollës, mirëpo i njëjti, kishte kërcënuar këta nxënës. Kështu, nxënësit kanë marrë një hap më shumë dhe e kanë paraqitur kërcënimin e drejtorit në polici.

Drejtori bën edhe dy veprime tjera kundër këtyre nxënësve e në veçanti ndaj nxënësit A.K., i cili ishte edhe më i atakuar nga mësimdhënësi Mejdi Musliu.

1.Veprimin e parë që bën drejtori, është se suspendon nxënësin A.K, pa i përfillur procedurat për shkarkimin e një nxënësit (pa e diskutuar me këshillin e mësimdhënësve , kujdestarët e klasave), ndërkaq vendimi i marr është thirrur në emër të kujdestarëve të klasave dhe për më tepër Lajmërimi për vendimin e marrë nuk është i protokolluar (është pa nr. protokoli) në administratën e shkollës, me ҫ’rast Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) edhe nuk e ka aprovuar suspendimin e nxënësit.

 


2.Drejtori shkon edhe më tutje, ku në ditarin e kësaj paraleleje në formë urdhërdhënëse me një vërejtje, obligon mësimdhënësit që nxënësin e lartë përmendur ta largojnë nga ora mësimore, por mësimdhënësit nuk ia zbatojnë këtë vendim të kundërligjshëm të drejtorit (foto dokument: kërkesa autoritare për largimin e nxënësit nga orët mësimore).

Pasi që, kjo çështje edhe ishte ngritur në polici, DKA dhe inspektorat të arsimit, u morë një masë ndaj mësimdhënësit Mejdi Musliu që orët e kësaj lënde t’i mbaj një mësimdhënës tjetër.

Në këtë mënyrë, drejtori duke përdorur autoritetin e tij, cakton si mësimdhënës të lëndës së biologjisë në këtë paralele Muharrem Beqen (kolegun e ngushtë të mësimdhënësit Mejdi Musliut dhe të tij), i cili edhe ishte hakmarrë ndaj nxënësve duke vënë 31 nota negative në periodën e parë mësimore