Pesë herë Topi i Artë, ka thënë se ndonëse Argjentina nuk është favorite për ta fituar Kupën e Botës, ata janë të barabartë me secilën kombëtare tjetër.
“Pleshti” synon që ta fitojë titullin e parë me kombëtaren pas tre finaleve të humbura me ta.
“Po shkojmë me entuziazëm shumë të madh dhe shumë dëshirë”, ka thënë sulmuesi për DeporTV.
“Jemi duke u përgatitur shumë mirë përgjatë kampit tonë stërvitor. Kemi lojtarë shumë të mirë në nivel individual dhe do të luftojmë si të barabartë me secilin ekip, edhe nëse nuk jemi favoritë”.