Mësuesja kosovare, Remzije Lezi, është larguar nga puna, për shkak të mbulesës, njofton Llapi.info.

Ajo ishte duke punuar në fshatin Reshtan të Suharekës, si mësuese e matematikës dhe largimi i saj është bërë vetëm për shkak të bindjes fetare.

Në vendimin e Këshillit Drejtues të Shkollës, specifikohet se mbulesa është arsyeja për largimin e saj nga puna.