Screenshot

Qëndrimi “si para, si pas zgjedhjeve” të LDK-së është që nuk vendosen për të qeverisur me Vetëvendosjen, ka thënë Visar Azemi përmes një reagimi në Facebook.

Azemi iu drejtua VV-së që, si të parët në zgjedhje, të procedojnë me ndërtimin e institucioneve.

Ndërkaq, tha ai, “përpjekjet për të kërkuar fajtorë diku tjetër janë të kota”.

Postimi i plotë:

Qëndrimet tona mbeten të pandryshuara, ashtu si para zgjedhjeve. Nuk bashkëpunojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky nuk është një qëndrim i ri, por një parim i qartë dhe i palëkundur.

Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe të paqëndrueshme. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e qeverisjes vetëm kur ta udhëheqë atë – qoftë tani apo në të ardhmen, kjo nuk ka rëndësi.

Tani rrespektojmë të drejtën e të parit në zgjedhje dhe kërkojmë nga ta që pa vonesë të formojnë qeverinë. Përpjekjet për të kërkuar fajtorë diku tjetër janë të kota. Ngritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ndalni dot.