Gazetari, Sefer Demiri, ka pretenduar se është mashtruar nga “Auto Florenti”.

Demiri, në një shkrim në “Facebook”, tha se ky autosallon i ka marrë atij 15 mijë euro për blerjen e veturës e cila asnjëherë nuk i erdhi.

“Para dy muajve kam ra pre e mashtrimit nga Florent Morina, me autosallonin e tij “Auto Florenti” Personi ne fjale ka vjedhur nga une pa pike meshire, duke shfrytzu miresine time. I njejti ka marre nga une 15 mije euro, te cilat kane qene kursime te mija disa-vjeçare, per blerjen e nje veture personale. Vetura nuk erdhi asnjehere, mashtruesi iku per Amerike, ndersa babai i tij, Galip Morina, me pretekstin qe do te m’i ktheje parate, me kerkoi 2 muaj kohe“, tha ai.

Tutje, ai ka treguar se me rastin janë duke u marrë organet kompetente.

“Sot ishte afati i fundit i caktuar nga organet kompetente, ku e kemi lajmeruar rastin. Mirepo, mashtruesit kete metode paskan, fatkeqesisht!Shpresoj qe Kosovo Police dhe Prokuroria ta kryejne detyren e vet. Keto dite do t’i postoj video-mesazhet, per ta pa edhe ju se sa te pafytyre jane. Perndryshe, ju ftoj qe te keni kujdes nga ky AutoSallon, qe te mos bini pre e dallavereve te tyre“, tha ai.