13 shtatori i vitit 1990, ishte nata kur forcat serbe pabesisht sulmuan familjen Munolli dhe Latifi në fshatin Pollatë të Podujevës.

Tentimin dhe dëshirën e tyre që t’i kapnin të gjallë trimat llapjanë nuk ia arritën.

Sulmit të forcave serbe iu përgjigjën me të njëjtën monedhë familjarët e familjes Munolli dhe Latifi.

Aty heroikisht ranë heronjtë Besim Latifi dhe Skender Munolli.

Beteja e Pollatës njihet ndryshe si njëri nga konfrontimet direkte më të para me forcat serbe në gjithë Kosovën.

Besim Latifi dhe Skender Munolli vazhdojnë të jenë simbol i rezistencës dhe trimërisë jo vetëm në rajonin e Llapit, por gjithë Kosovës.

/Llapi.info/