Hanës i flas për thjeshtësinë tane, se veç ajo mundet me m’kuptu, se gjanat e komplikume janë n’modë.

T’kam than se edhe të metat i ki perfekte, por ti i dashtun mik me besu vështir e ki. Kur ngeci n’lamshin e mërzisë, i pari je n’mendimet e mia, por ti as kta nuk e beson.

Nuk beson kur them fjalë të vogla as të mëdha, ama faj nuk ki, se shkoi për dreq fjala shoqni.

Diku dikur lexova: “Oj e vërtetë m’ke lanë pa shokë” u mendova e thash: “Sa e kotë”.

Me heshtje shpesh më flet e atë gjuhë më s’miri ta kuptoj, sepse ne kemi nevojë për miq që më shumë se fjalët na kuptojnë zemrën.