Milazim Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të fundit të bëra nga kryeministri Haradinaj, i cili tha se shqiptarët, duke përfshirë edhe familjen e tij, kishin të kaluar krishtere
Profesori Krasniqi ka nxjerrë statistikat e bëra në vitin 2011, duke thënë se këto statistika që tregojnë numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar sipas përkatësisë fetare.
Krasniqi në Facebook ka thënë se “komentet jashtë shifrave zyrtare janë të pahijshme dhe të kota” dhe duke e quajtur kryeministrin Ramush Haradinaj, Don Kishot.
“Numri i qytetarëve të Kosovës, të regjistruar sipas përkatësisë fetare, mars 2011: Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind/ Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind/Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind/Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind/Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind/Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind. (Komentet jashtë shifrave zyrtare janë punë e pahijshme dhe e kotë. Lufta kundër realitetit mishërohet më së miri me figurën e Don Kishotit. Ai është tragjik, ndërsa duket komik.)”, ka shkruar Milazim Krasniqi.