Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi se kjo parti ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë, pasi siç thotë ai ka pasur ofendime nga shefja e GP-së të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit lëshuam mbledhjen e Kryesisë për shkak të ofendimeve që vijnë nga zonja Kusari e cila përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje. Zonja Kusari ka deficite të mëdha morale që deputetëve të opozitës me u thënë se më shumë ngjasojnë më banda se me deputet”, u shpreh ai.

“Paaftësia e tyre me ec për zhvillim po i shtynë ata me ndal temat e partive opozitare”.

“Ritëm shumë i dobët dhe i ngathët po ndodhë në vendin tonë që tregon paaftësi të ministrit dhe kryeministrit”.

“Bojkoti nuk është praktikë e jona. Kësaj Qeverie mund t’i konvenoj kjo zhurmë e rrëmujë që mos me u kujtua pagesa e energjisë elektrike për qytetarët në veri”.