Ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka reaguar për vdekjen e aktorit të ‘O sa Mirë’ Art Kurtit, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje
Sipas saj, Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.
“Art Kurtit ëndrrat iu këputën në gjysmë, ai nuk jeton dhe nuk frymon më.
Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën por e shohin foton e fytyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftohtësinë që vetëm vdekja sjell dhe vetëm vdekja të lë në shpirt.
Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriçohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri.
Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka shkruar ajo.