Kreytarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar në Facebook një mesazh kërcënues që i është dërguar e që sipas saj është person i afërt me PDK-në.
“Diçka për klientelizmin, kapjen e shtetit, kërcnimet për mendimet ndryshe, krejt në një mesazh që pranova nga një njeri që e u shpërblye me punë në ndërmarrjen publike në Gjakovë të uzurpuar nga PDK dhe AAK, KRU “Gjakova”, qerdhen e militantizmit politik. Mandej po i inkurajojmë rininë të besojnë në mundësi të barabarta”, ka shkruar Kusari-Lila.
Në mesazhet e publikuara shihet se si një person me emrin Bujar Kokalla e ka kërcënuar Kusari-Lilën që të mos flas kundër Hashim Thaçit.
“Po te garantoj bane te njeva ni fjale qe na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin.duhesh me dite qe Thaçi ka njerëz qe japin jeten per to” ka shkruar ai.