Edhe sot sikurse dje punëtorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës kanë mbajtur grevë një orëshe duke nisur nga ora 08:00.
Ata po kundërshtojnë Draftstatutin e Trepçës e nxjerr nga Qeveria, ku thonë se nuk janë përfshirë vërejtjet dhe kërkesat e tyre.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka thënë për klankosova.tv se i japin afat deri të hënën e ardhshme Qeverisë, që t’i përfshijë edhe kërkesat e tyre në draftstatut.
“Nëse vërejtjet tona dhe kërkesat nuk përfshihen atëherë nga e hëna ose do të futemi në grevë të përgjithshme ose do ta dalim në rrugë me protesta”, ka thënë Sadiku.
Ai ka thënë se kërkesë e tyre është që në këtë statut të vendoset lista e aseteve të Trepçës si dhe të qartësohen të drejtat e punëtorëve.
“Edhe sot kemi mbajt grevë njëorëshe në të gjitha njësitë në nivel kombinati për ta paralajmëruar qeverinë, derisa të plotësohen kërkesat tona se nuk do të ndalemi”.