Screenshot

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku, i ka reaguar kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku për deklaratën ku ka thënë se hynë në koalicion vetëm nëse i jepet posti i kryeministrit.

Postimi i plotë:

“Është mirë që z. Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë.

Më 12 shkurt shkroi në FB se “LDK nuk i ka fituar zgjedhjet…” dhe se “…ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.”

Tash, paska thënë që, nëse ia japin postin e Kryeministrit, atëherë e rrëmben pushtetin.

Cilin Lumir të mbajmë për fjale? Atë që thotë se LDK s’ka fituar dhe se ky nuk është rezultat ndryshimi, apo Lumirin tjetër, i cili thotë që s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit?

Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje? Kjo i bie të bëhesh kryeministër me çdo kusht.

Ky është standardi i mashtrimit që e kemi parë në të kaluarën.

Deri tash, të vetmet fjalë që i ka mbajtur janë ato për sa vota janë në kutitë e votimit me postë. Aty e ka ditur ende pa filluar numërimi.|, ka shkruar Çeku.