Një gjest i mirë si rrallëherë është parë nga një ministër i Qeverisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është fotografuar i ulur bashkë me një aktorit grevist, Sokol Plakollit përpara objektit të MKRS-së, shkruan Syri.net Kosova.

Çeku duket se po ia dëgjon hallet këtij të fundit, derisa shihen të ulur bashkë.
I mbështjell me thes të mbeturinave, kandidati për udhëheqës artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Sokol Plakolli po mban grevë urie para MKRS-së, duke kundërshtuar anulimin e konkursit për udhëheqës artistik të TKK-së.