Mediat kanë raportuar sot se përveç Bedri Hamëz, disa ministra të tjera kanë refuzuar pagën me rritje nga Qeveria e Kosovës. Abelard Tahiri, Besim Beqaj e Rrusten Berisha thuhej se nuk kanë pranuar pagën me rritjë këtë muaj.
Zyrtarë të Ministrisë së FSK-së kanë thënë për Indeksonline se ministri Rrustem Berisha e ka pranuar rritjen e pagës, por se nuk e kanë proceduar këtë brenda kohës së caktuar për të marrë pagën këtë muaj më shumë.
“Respektojmë vendimin e Qeverisë së Kosovës. Pagën do ta marrim me rritje, por këtë herë nuk është proceduar me kohë, për shkak të disa procedurave” ka thënë një zyrtar i ministrisë së FSK-së për Indeksonline.
Vendimi për rritjen e pagave ka marrë tashmë edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pavarësisht pretendimeve të opozitës nuk e kishte cilësuar atë si jokushtetues.