Ministri i Financave, Bedri Hamza nuk dashur të flas asgjë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket rritjes së pagave për Kabinetin e Qeverisë.
Hamza në konferencën e sotme derisa ka nënshkruar marrëveshjen për Grant, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ‘nëse do ta respektojë kërkesën e Kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të rrogave?’, njofton Klan Kosova.
”Ato çka kam pas i kam thënë në Qeveri” është shprehur Hamza.