Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Ai ka thënë se këtë po e bën për shkak të angazhimeve në qeveri por edhe që të mos mbajë dy pozita në të njëjtën kohë.
“Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren. Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e Këshilltarit (Asambleistit) të Kuvendit Komunal të Prizrenit”, ka shkruar ai në Facebook.
“Dorëheqja ime lidhet me punën time si Ministër dhe me pamundësinë për të dhënë kontributin tim si këshilltar komunal, por edhe me dëshirën për të mos mbajtur dy pozita në të njëjtën kohë. Gjithashtu dua t’i mundësoj një kolegut tjetër i cili do të më zëvendësojë mua në kuvendin e komunës”.
“Isha i nderuar që isha bartës i listës së kandidatëve për kuvendin komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, ku falë mbështetjes së madhe nga ju, ne morëm 19440 vota, një rritje e jashtëzakonshme e numrit të votave nga zgjedhjet e kaluara të vitit 2013”.