Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, me ç’rast ka shpërndarë maska në qytetin e Podujevës bashkë me të rinjtë e organizatës Pen, njofton Llapi.info.

Zemaj ka thënë se e kanë të konfirmuar se së shpejti do të marrin edhe ndihma të reja nga UNICEF.

“Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qyetin e Podujevës bashkë me të rinjët e organizatës Pen është pjesë e projektit të rradhës, “Be ëith us”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe UNICE. Tashmë kemi të konfirmuar se shumë shpejt do të marrin edhe një mbështetje tjetër nga UNICEF e që ka të bëjë me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë si dhe nga Japonia ndihmën e rradhës me medikamente për Sars Covid 19. Gjatë aktivitetit të sotëm ishim të shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, nënkryetari i Podujevës Nexhmi Rudarin si dhe Bujar Fejzullahun drejtor i PEN”, ka shkruar Zemaj./Llapi.info

Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qyetin e Podujevës bashkë me të rinjët e organizatës Pen është pjesë e projektit…

Gepostet von Armend Zemaj am Freitag, 28. August 2020