Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në “Ditën Botërore Pa Duhan” ka zgjedhur të shpërndajë në Facebook disa fakte që tregojnë se sa i dëmshëm është konsumimi i duhanit.
Ai ka thënë po ashtu se familja dhe miqtë duhet t’i mbështesin duhanpirësit për të ndaluar konsumimin e duhanit.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Faktet flasin vet!
Duhani është i vetmi produkt i cili vret 50 % të përdoruesve të tij.
Duhani është një nga shkaktarët kryesor të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Duhanpirësit jetojnë 10 vite më pak sesa ata që nuk e konsumojnë duhanin.
Prandaj, sot, në Ditën Botërore Pa Duhan, shpërndaji këto fakte me familjarët dhe shoqërinë tuaj. Bisedo me ta. Mbështeti që të ndalin konsumimin e duhanit. #Shpërndaje #DitaPaDuhan