Një video e Arban Abrashit, ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, që e shfaq atë duke kërcyer nën ritmin e këngës “Milionero”, ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Në videon të cilën e ka siguruar Insajderi, ministri Abrashi shfaqet i dalldisur nën ritmet e muzikës në një ndejë qejfi.
Nuk dihet se kur është realizuar videoja, e cila e shfaq Abrashin në mesin e dhjetëra njerëzve të tjerë të pranishëm në aheng.
Abrashi është emëruar ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë Hoti. Në këtë dikaster qeveritar, ai ka pasuar kolegun e tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhikun.