Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka ardhur në Podujevë për ta takuar fermerin llapjan, Sevdail Tovërlani.
Peci e ka quajtur si histori suksesi të arriturat e Tovërlanit, i cili ka fituar grant qeveritar në vlerë 94 mijë 271 euro.
Ministri i Bujqësisë ka treguar se si fermeri llapjan kishte qajtur kur e kishte parë emrin e tij në listën e përfituesve.
Shkrimi i plotë:
👨🌾Fermeri i vyer Sevdail Tovërlani nga Podujeva, nuk do duhej që të priste me vite të tëra mbështetjen me projekt konkret deri në pikën kur, siç tha edhe vet, kur pa se emri i tij ishte në listën e përfituesve, t’i rridhnin lot gëzimi nga mos-besimi.
💶Ai përfitoi vlerën prej 94,271.50€ për ndërtimin e objektit për klasifikimin dhe paketimin e perimeve.
🥕Si kultivues i 13 hektarëve me karrotë, ky grant do i mundësojë zgjërim të kapaciteteve, përshpejtim të procedurës së punës si dhe zëvendësim të punës së krahut pasi që vetëm për një hektar rendimenti i karrotës është 35 ton.
👨🌾Fermerët përfitues si Sevdaili, të vyer e punëtorë, janë shembull i meritokracisë dhe paanshmërisë në vlerësimin e granteve.