Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me të cilin bisedoi për kujdesin shëndetësor në këtë komunë dhe angazhimet e Ministrisë për ta ndihmuar këtë nivel. Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë përcjell Llapi.info.
Ministri Rrahmani tha se MSh është duke i kushtuar vëmendje Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe konceptit të Mjekësisë Familjare, ndërkohë që theksoi se në kuadër të pakos së investimeve në pajisje mjekësore në institucioet shëndetësore të vendit, një pjesë e mjeteve do t’i dedikohen edhe investimeve në objektin e ri shëndetësor në komunën e Podujevës.
Ndërsa, Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, tha se Komunës i duhet përkrahje e Ministrisë për të pajisuar me aparaturë objektin e ri të shëndetësor të ndërtuar nga komuna, ngritjen e resurseve profesionale dhe zhvillimin e shërbimeve sa më gjithpërfshirëse shëndetësore për qytetarët e saj, me çka do të reduktohej numri i referimeve të rasteve për Prishtinë