Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur pas akuzave nga opozita se ka refuzuar të nënshkruajë dokumentin që do të siguronte ardhjen e vaksinave anti-COVID.

Vitia e ka mohuar në mënyrë kategorike këtë duke thënë se nëse del ndonjë dokument që ka refuzuar të nënshkruajë që do të siguronte ardhjen e vaksinave, atëherë ka premtuar që do të jap dorëheqje.

“Nuk kam refuzuar asnjë nënshkrim. Nëse ka ndodh një gjë e tillë që kam refuzuar të nënshkruaj një proces të tillë, japë dorëheqje nga pozita e ministrit. Në momentin që del që nuk kam nënshkruar diçka që rrezikon këtë proces, mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore e penale”, tha Vitia.

Ai ka kërkuar durim, siç ka thënë derisa të përfundojnë disa procese.

“Para qytetarëve po e jap një premtim të tillë, pritni edhe pak derisa të mbarojnë disa procese”, tha Vitia.